Kampionia e Kosovës, Trepça nesër luan ndeshjen e tretë në kuadër të fazës grupore në FIBA Europe Cup.
Trepça ndeshet me skuadrën skoceze Caledonia Gladiators me fillim nga ora 18:30.
Klubi mitrovicas ka vendosur që ë gjitha të hyrat financiare nga biletat të shkojnë për bamirësi në ndihmë të fëmiu nga qytetit i Mitrovicës Gjergj Lekut, i cili po lufton me një sëmundje të rëndë.
”Ky është një rast unik për të bashkuar forcat tona dhe për të ndihmuar një vogëlush që ka nevojë për mbështetje”, shkruan fillimisht njoftimi.
”Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ndeshje emocionuese dhe të kontribuoni për shëndetin e Gjergjit. Çdo biletë e blerë do të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe do të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e tij”, shkruan njoftimi i klubit.
Biletat për këtë ndeshje dalin në shitje nesër nga ora 11:00 në fan-shop dhe çmimi është 3 euro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...