Trepça sot do të luaj ndeshjen hapëse për sezonin e ri në Fiba Europe Cup ndaj Dijonit të Francës.
Kjo ndeshje do të nis me fillim nga ora 20:00, shkruan Arbresh.info.
Dijon është një skuadër me mjaft përvojë në gara evropiane, teksa kualifikimin për në fazën e grupeve e ka arritur pasi ka mposhtur Dinamo Zagrebin në dy ndeshjet.
Kurse në Superligën franceze të basketbollit pas dy ndeshjeve të luajtura ka një fitore e një humbje.
Ndërsa kampionia e Kosovës nisi edicionin mbarë duke triumfuar në Superkupën e Kosovës, teksa pati performanca të shkëlqyera edhe në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Kervanos.
Ndërsa në ndeshjen e dytë u mposht nga Nymburku.
Elita e basketbollit kosovar nuk ka nisur mirë për “xehetarët” ku pas katër ndeshjeve kanë dy fitore e dy humbje.
Kujtojmë se këto dy skuadrat janë në grupin H, të FEC së bashku me Ludwigsburgun dhe Caledonia Gladiators.
Mitrovicasit marrin pjesë për sezonin e dytë me radhë në këtë kompeticion./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...