Trepça sot kërkon kualifikimin historik në Fiba Europe Cup

12:16 | 5 Tetor 2023
D.H

Pas fitores shumë të rëndësishme mbrëmë ndaj Tindastollit të Islandës me rezultat 77-69, Trepça sot luan ndeshjen vendimtare për kualifikim në Fiba Europe Cup.

“Minatorët” përballen ndaj Parmu Sadamit të Estonisë me fillim nga ora 18:00, shkruan Arbresh.info.

Trepça së bashku me këto dy ekipe gjenden në grupin C, të kualifikimeve për FEC.

Tabelës i prin Tindastolli me 3 pikë por ka një ndeshje më shumë se dy ekipet tjera.

Ndërsa sot Trepça nëse arrin fitoren por edhe në rast humbjes deri në gjashtë pikë diferencë do të arrijë kualifikimin historik për në Fiba Europe Cup.

Skuadra që kualifikohet nga ky grup do të jetë në grupin G, të FEC aty ku janë edhe skuadra Gravelines-Dunkerque e Francës, Leiden e Holandës dhe Galil Elyon e Izraelit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme