Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup  

09:06 | 23 Tetor 2024
D.H

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepca sonte do të luaj ndeshjen e tretë në kuadër të FIba Europe Cup.

“Xehetarët” do të përballen ndaj skocezëve të Caledonia Gladiators, shkruan Arbresh.info.

Kjo ndeshje luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me fillim nga ora 18:30.

Dy skuadrat janë në kërkim të fitores së parë këtë edicion, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar humbje.

Mitrovicasit në këtë ndeshje hyjnë pas fitores së madhe ndaj Pejës në fundjavë, kurse skocezët u mposhtën nga Cheshire Phoenix.

Kujtojmë se ky është edicioni i dytë me radhë që skuadra nga Mitrovica po merr pjesë në garat e Fiba Europe Cup./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme