Google ADS

Trepça shënon humbje në ndeshjen e parë të FIBA Europe Cup

21:22 | 25 Tetor 2023
KRG

Trepça e ka nisur me humbje garat në grupet e FIBA Europe Cup, duke u mundur në shtëpi nga ZZ Leiden me rezultat 54:84 (13:18, 14:15, 15:23, 12:28).

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë me një seri prej 2:7, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 13:18, përcjell Arbresh.info.

Mitrovicasit u rikthyen në periudhën e dytë për të kaluar në epërsi 27:26, megjithatë mysafirët në fund ishin më të mirë për të shkuar në pushim me rezultat 27:33.

ZZ Leiden e nisi çerekun e tretë me seri 0:5 dhe thelloi edhe më shumë epërsinë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 42:56. Në dhjetë minutat e fundit, mysafirët vetëm sa e shtuan epërsinë dhe triumfuan 54:84.

Erjon Kastrati shënoi 13 pikë, kurse Drilon Hajrizi 12 për fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës.

Kështu mitrovicasit debutoi me humbje në FIBA Europe Cup, kurse ZZ Leiden kanë dy fitore në dy ndeshje.

Trepça ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj BCM Gravelines Dunkerque si mysafire më 1 nëntor.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme