Trepça shënon fitore në miqësoren e parë të zhvilluar në Mal të Zi ndaj Derbyt, me rezultat 82-69.
Pjesa e parë përfundoi në të mirë të ‘xehetarëve’ me rezultat 42-40, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në fitoren e mitrovicasëve ishte Desmond Cambridge me 15 pikë të shënuara.
Lojë të mirë bëri edhe Samy Hunter me 13 pikë dhe Dardan Kapiti shtoi 12 sosh.
Në këtë sfidë miqësore mungoi Drilon Hajrizi për shkak të një lëndimi i cili do të mbajë jashtë për disa kohë.
Sfidën e radhës miqësore Trepça e luan ndaj Podgoricës të enjten.
Kujtojmë se kampionia e Kosovës ka udhëtuar në Mal të Zi për të kryer fazën përgatitore për sezonin e ri./Arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë