Trepça – Ponte Prizreni ndeshja më interesante e xhiros së XX-të në Superligën e Kosovës
Pas ndeshjes Kosova – Rumania, pastaj Final 8 të Kupës së Kosovës dhe krejt në fund duelit në mes Prishtinës dhe Pallacanestro Vareses, tashmë basketbolli kosovar i kthehet ndeshjeve të Superligës së Kosovës me ndeshjet e xhiros së XX-të që do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën janë në program dy ndeshje dhe të dielën dy të tjera.
Të shtunën me fillim nga ora 17:00, AFK Borea është nikoqire e Bashkimit, kurse dy orë më vonë, Prishtina do të ballafaqohet në kryeqytet me Rahovecin.
Ndërkaq të dielën duke filluar nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të zhvillohet ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, ajo në mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit.
Dueli i fundit do të luhet në Lipjan, ku Lipjani është nikoqir i Golden Eagle Yllit, takim ky që do të zhvillohet nga ora 19:00.
Duhet theksuar se Prishtina kryeson në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, ku nga 19 ndeshje ka shënuar po aq fitore dhe ka grumbulluar 38 pikë, kurse Golden Eagle Ylli zë pozitën e dytë me 31 pikë, me 12 fitore e 7 humbje, derisa bolanc të njëjtë ka edhe Rahoveci në vendin e tretë, kurse Trepça është e katërta me 28 pikë, 9 fitore e 10 humbje, me bilanc të njëjtë si Ponte Prizreni dhe Bashkimi.
Lipjani është në pozitën e parafundit me 22 pikë, një më shumë se AFK Borea që është në vendin e fundit.
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...