Super sfidat e “play-offit” të finales së Superligës së basketbollit kosovar vazhdojnë sonte në “Minatori” të Mitrovicës.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç ka qenë në përballjet që janë zhvilluar në Mitrovicë këtë edicion, sidomos në garat shtesë.
Trepça dhe Peja do t’i matin sonte forcat në duelin e tretë mes tyre, ndërsa aktualisht rezultati është 1-1 me ndeshje.
Ndeshjen e parë e fituan mitrovicasit 94:86, kurse pejanët u kundërpërgjigjën në takimin e dytë, 107:79, duke e shënuar njërën nga fitoret më bindëse në këtë edicion, e kjo pikërisht erdhi në finalen e dytë.
‘Xehetarët’ për të depërtuar në finale e eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, ndërsa Peja e fitoi duelin verdhezi kundër Golden Eagle Yllit.
Kujtojmë se Trepça në ndeshjet e ardhshme do të udhëhiqet nga trajneri Ilir Selmani pasi u nda papritmas me trajnerin e deridjeshëm, Engin Gençoglu.
Kujtojmë se Trepça për herë të fundit ishte shpallur kampione më 2012, ndërsa Peja më 2013.
Mitrovicasit e fituan Kupën e këtij edicioni, ndërsa pejanët ishin finalistë të Ligës Ballkanike.
Ndeshja e tretë finale e “play-offit” do të luhet sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë duke filluar nga ora 20:00. /GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...