KB Trepça ka arritur fitoren e radhës përballë Vëllaznimit me rezultat të thellë 107:85, në kuadër të xhiros së 28-të në Prince Caffe Superligës.
Vendasit ishin më të që në çerekun e parë, duke krijuar epërsinë dyshifrore, 29:18, kurse periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa mitrovicasit shkuan në pushim me rezultat 47:36, shkruan Arbresh.info.
Në pjesën e dytë vendasit nuk lan vend për dyshim duke triumfuar me rezultat 107:85.
Te mitrovicasit u dalluan Mikaile Tmusiq me 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Jamel Artis me 22 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Jordan Harris me 29 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Shndrit Llapi me 16 pikë e 11 kërcime.
Trepça përfundon garat e rregullta me 17 fitore e 11 humbje në vendin e katërt, kurse Vëllaznimi me nëntë fitore e 19 humbje në vendin e gjashtë./Arbresh.info/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...