Kampionia e Kosovës, Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup ndaj Ludwigsburgut në Gjermani.
Sfida nis me fillim nga ora 19:30, shkruan Arbresh.info.
Gjermanët në katër ndeshjet e para të luajtura kanë tri fitore e një humbje, kurse mitrovicasit janë në kërkim të fitores së parë këtë edicion.
“Xehetarët” kanë mbërritur sot në Gjermani dhe janë gati që të arrijnë një triumf, pas asaj fitore plus 30 pikë me Bashkimin.
Ludwigsburgu dy ndeshjet e fundit i ka humbur fillimisht ndaj Caledonia Gladiators në FEC me rezultat të ngushtë 73-71, pastaj edhe në fundjavë në Superligën e Gjermanisë ndaj Vechtas 79-77.
Ndeshja e parë mes Trepçës dhe gjermanëve në Mitrovicë ka përfunduar 57-70 në të mirë të Ludwigsburgut./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...