Trepça nesër luan sfidën e dytë në Fiba Europe Cup

18:51 | 15 Tetor 2024
D.H

Trepca nesër luan sfidën e dytë në kuadër të Fiba Europe Cup ndaj Ludëigsburg të Gjermanisë.

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, shkruan Arbresh.info.

Sfidën e parë “xehetarët” e luajtën ndaj Dijonit në Fracnë ku pësuan humbje të thellë, mirëpo nesër kërkojnë të rikthehen tek fitorja.

Gjermanët ndeshjen e parë në FEC e kanë fituar ndaj Caledonia Gladiators me rezultat 86-62, kurse në fundjavë u mposhtën në kuadër të kupës së Gjermanisë ndaj Syntainics.

Mitrovicasit ndeshjen e fundit e fituan ndaj Proton Cable Prizrenit.

Kujtojmë se për Trepçën kjo është hera e dytë me radhë që merr pjesë në grupet e Fiba Europe Cup./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme