Kampionia e Kosovës, Trepça do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, në Antalia të Turqisë.
Të gjitha turnetë kualifikues për herë të dytë radhazi do të luajnë në Antalia, ku do të vendoset për katër skuadrat që do të kalojnë në grupe, përcjell Arbresh.info.
Kjo është hera e parë që mitrovicasit janë pjesë e kualifikimeve të kësaj gare.
Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.
Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).
Takimin e parë Trepça e ka më 18 shtator, gjysmëfinalja zhvillohet më 20 dhe finalja më 22 shtator.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi