Trepça ka pësuar humbje nga Caledonia Gladiators me rezultat 76:80 (24:26, 11:19, 23:16, 18:19), në grupet e FIBA Europe Cup.
Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin, duke përfunduar 24:19, kurse skocezët ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 11:19, për të shkuar në pushim me dhjetë pikë epërsi 35:45.
Pjesa e dytë ishte shumë më interesante. Kampionët e Kosovës u rikthyen, duke afruar shifrat në 74:75, por skocezët ishin më të vëmendshëm dhe arritën të fitojnë në 76:80.
Malik Johnson kishte 16 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime te vendasit.
Kjo ishte humbja e tretë për Trepçën, derisa fitorja e parë për skuadrën skoceze. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...