Trepça ka arritur të fitoj ndeshjen e parë në kualifikimet për Champions League ndaj Kervanos me rezultat 82-79.
Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 44-44, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë në dy çerekët e fundit pati ngritje dhe ulje në tempon e lojës nga mitrovicasit.
Por dallimin në fund e bëri një gjuajtje për tre pikë e amerikanit, Desmond Cambridge Jr.
Pikërisht ky basketbollist që i dha fitoren “xehetarëve” ishte më i dalluari në ndeshje me 22 pikë.
Lojë të mirë bëri edhe Tmusic që shtoi 20 sosh dhe ishte vendimtar në ndeshje.
Kurse tek Kervanos, më i dalluari ishte Vissarious me 14 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Trepça e luan ndaj çekëve të Nymburkut, skuadër kjo me mjaft përvojë dhe lojtarë cilësorë në skuadër.
Nymburk është emër i njohur për basketbollin në Kosovë, pasi që fanellën e këtij klubi kohë më parë e ka djersitur, kapiteni i kombëtares së Kosovës, Dardan Berisha.
Kjo ndeshje luhet ditën e premte dhe nëse Trepca arrin të mposht cekët atëherë do të jetë vetë një hap larg suksesit historik, kualifikimit për në Champions League.
Më parë asnjë skuadër kosovare nuk ka arritur të shënoj këtë sukses, ndërkohë arritja më e madhe klubeve kosovare është ajo e Sigal Prishtinës që u kualifikua në fazën e 16 më të mirëve në Fiba Europe Cup./Arbresh.info
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji