Trepça nga Mitrovica ka shënuar fitoren e parë në elitën e basketbollit kosovar.
‘Minatorët’ kanë shënuar fitoren e parë në udhëtim ndaj Boreas në Pejë me 10 pikë diferencë 78-88.
Më meritori për këtë fitore të mitrovicasve ishte basketbollisti amerikan i ardhur së fundmi në klub, Mark Williams.
Williams luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe realizoi 37 pikë duke bërë nëntë kërcime dhe duke dhuruar pesë asistime.
Basketbollistët tjerë të Trepçës që kishin paraqitje të mirë në këtë takim ishin edhe Musab Mala që shënoi 18 pikë dhe Burim Zekiqi me 17 të tjera.
Ndërkohë për vendasit, Blendi Matoshi me 19 pikë dhe Allen Idrizaj me 17 të tjera ishin koshashënuesit më efikas tek pejanët.
Kujtojmë që pas kësaj fitore, si Trepça ashtu edhe Borea kanë bilanc të njëjtë me nga një fitore dhe katër humbje.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj