Google ADS

Trepça fiton trofeun e tretë këtë sezon, shpallet kampione e Ligës Unike

21:38 | 31 Mars 2024
D.H

Trepça ka arritur të triumfoj dramën në finalen e Ligës Unike, ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67-66.

Darnell Edge ishte heroi i mitrovicasve me një tre pikësh në momentet e fundit, shkruan Arbresh.info.

Ylli pati epërsi 13 pikë në çerekun e katërt mirëpo Trepça nuk u dorëzua dhe u rikthye për të triumfuar.

Më i dalluari tek mitrovicasit padyshim ishte Darnell Edge me 25 pikë, teksa loja të mirë bëri edhe Tmusic me 16 pikë.

Ndërsa të pamjaftueshme ishin 28 pikët e Alonzo Verge Jr që Ylli të fitoj.

Ky ishte trofeu i parë në histori të Trepcës në Ligën Unike, kurse është i treti këtë sezon pas Superkupës së Kosovës dhe Final 8 Kupës së Kosovës./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme