Trepça ka arritur të shënoj fitoren më të thellë të sezonit ndaj Istogut me rezultat 140-48 në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Minatorët dominuan gjatë tërë ndeshjes dhe në fund fituan me epërsi prej 92 pikësh, shkruan Arbresh.info.
Lojtari më i dalluar ka qenë Kevin Bracy-Davis me 26 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe Devonte Upson me 23 sosh.
Adis Beciragic inkuadroi të gjithë lojtarët në lojë dhe vetëm njëri nga ta nuk arriti të shënoj pikë në këtë ndeshje.
Skuadra e Istogut është pa gjasa të mbijetojë në Superligë teksa pas 22 xhirove ka 21 humbje dhe vetëm një fitore.
Kurse Trepça është lider me 20 fitore dhe vetëm dy humbje,
Xehetarët xhiron e ardhshme i pret super derbi me Sigal Prishtinën në kryeqytet kurse Istogu do të luaj me Golden Eagle Yllin./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...