Trepça ka arritur të mposhtë Kikën e Hogoshtit me rezultat 2-6 në udhëtim në kuadër të rrethit të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës.
Mitrovicasit hapën llogarinë e golave me Moustapha Ba, teksa Hoala dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të, shkruan Arbresh.info.
Ishte, Hoala sërish që shënoi sërish për 0-3 në pjesën e dytë. Teksa, Kika u këndell dhe i shënoi dy gola të shpejtë, për ngushtuar ndeshjen.
Menjëherë pas këtyre golave, Hoala kompletoi hattrickun dhe e riktheu epërsinë prej dy golave avantazh.
Ndërkohë, ishte Florent Hyseni i cili shënoi golin e pestë. Kurse për epilogun final 2-6, realizoi Endrit Emini.
Me këtë fitore, “Xehetarët” kaluan në rrethin e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës./Arbresh.info
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...