Trepça eliminon Bashkimin, kalon në gjysmëfinale

19:22 | 9 Prill 2023
Orgesa Haziri

Trepça ka arritur ta fitoj edhe ndeshjen e dytë përball Bashkimit, në kuadër të play-off-it të Superligës.

Trepça fitoi me rezultat të bindshëm 79:96.

Mysafirët që nga çereku i parë e tregoi superitetin duke shënuar 34 pikë e pësuar vetëm gjashtë.

Në periudhën e dytë Bashkimi u rikthye duke e fituar këtë çerek 26:20.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë me dy çerekët që përfunduan 18:21 dhe 29:21, por ishte çereku i parë që e bëri dallimin.

Lekndreaj ishte më efikasi në ndeshje me 24 pikë, kurse te Trepça, Brown shënoi 22 sosh.

Trepça tani në gjysmëfinale do të takohet me Sigal Prishtinën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme