Klubi mitrovicas, Trepça ka arritur një fitore të madhe ndaj kampionit aktual, Golden Eagle Yllit, duke arritur kështu në finalen e Superkupës së Kosovës.
Që nga fillimi mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe vazhduan me epërsi të konsiderueshme deri në fund të ndeshjes.
Çereku i parë u mbyll 21-14 në të mirë të mitrovicasve, gjersa i dyti ishte 16-15 duke u mbyllur pjesa e parë me rezultat 37-29 në të mirë të Trepçës.
Çereku i tretë përsëri u takoi minatorëve e cila u mbyll 23-20, gjersa ata nuk i lejuan asgjë skuadrës kundërshtare duke i’a rrëmbyer edhe çerekun e fundit me rezultat 21-20, dhe për ti dhënë epilogun final të takimit me rezultat të përgjithshëm 81-69.
Tek Treçca më të dalluarit ishin Samir Zekiqi i cili realizoi 20 pikë (5/7 për tre pikë) e gjashtë asistime, gjersa ishin edhe katër lojtarë të tjerë me pikë dyshifrore.
Tek Ylli më efikasi ishte Erjon Kastrati me 15 pikë të realizuara, Randolph me 14 pikë e Tmusic me 12.
Trepça në finale do të takohet me Prizrenin, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...