Trepça do ta kërkojë fitoren e parë të sezonit të ri sonte.
Mitrovicasit do ta presin Golden Eagle Yllin në palestrën “Minatori”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:00.
“Xehetarët” i kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, ndërsa do të kenë punë të vështirë me ekipin nga Suhareka, i cili i ka dy fitore në po aq takime.
Ndërkohë, dueli tjetër i sontëm do të jetë ai në mes të Ponte Prizrenit me Pejën.
Verdhezinjtë po ashtu i kanë dy fitore dhe sonte e duan të tretën, të udhëhequr nga dyshja Dardan Berisha – Drilon Hajrizi.
Në anën tjetër, ekipi i dytë nga qyteti i lashtë i Prizrenit do të mundohet ta ndalë “stuhinë pejane”.
Ndërkaq, dy ndeshje të tjera të xhiros së tretë do të luhen nesër mbrëma.
Dueli kryesor i nesërm do të jetë ai në mes të Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, ndërsa në ballafaqimin e fundit Bashkimi llogaritet si favorit ndaj Vëllaznimit. /Gazeta Express/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...