Google ADS

Trepça e fiton finalen fantastike ndaj Prishtinës

19:14 | 17 Shkurt 2024
KRG

Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan në finale 71:69 ndaj Sigal Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Ishte një finale spektakolare dhe dramatike prej fillimit e deri në fund.

Trepça ishte në shumicën e kohës në avantazh.

Një tentim për treshe nga Clark në fund shkoi huq për Prishtinën dhe u detyruan të pajtohen me humbje.

Kujtojmë se edhe edicionin e kaluar, Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Prishtinën.

Të ngjashme