Ka ardhur në fund edicioni i ri i Superkupës së Kosovës në basketboll.
Pas një jave maratonike, dy skuadrat e fundit që kanë mbetur në garë për ta fituar trofeun e çmuar janë Trepça dhe Peja që do të përballen në finalen e madhe në Suharekë.
Në fakt finalja e Superkupës është e njëjtë me finalen e ‘Play-Off’-it pasi këto dy skuadra luftuan edhe për titullin e kampionit deri në fund.
Mitrovicasit eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse pejanët mundën Proton Cable Prizrenin dhe Golden Eagle Yllin.
‘Xehetarët’ janë fitues të Kupës, kurse verdhezinjtë janë kampionë të Kosovës, shkruan telegrafi.
Finalja e madhe zhvillohet në Suharekë ku pritet një spektakël i vërtetë basketbolli me fillim nga ora 17:00.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...