Trepca ka triumfuar gjysmëfinalen e Superkupës së Kosovës në basketboll ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 83-61.
‘Xehetarët” shkëlqyen gjatë gjithë lojës madje në një vend patën epërsi deri në 25 pikë, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë përfundoi rezultat 47-30.
Ndërsa, mitrovicasit vazhduan dominimin dhe në fund ndeshja përfundoi 83-61.
Më i dalluari tek kampionia e Kosovës ishte Mikaile Tmusic me 16 pikë, teksa lojë të mirë bënë edhe Sammy Hunter që shtoi edhe 13 sosh dhe Baro që pati 10 të tjera.
Kurse tek nënkampioni i Kosovës, më të dalluarit ka qenë, kapiteni Gëzim Morina dhe Christian Rohlehr me nga 11 pikë secili.
Trepca kas kësaj fitore kualifikohet në finale të Superkupës së Kosovës aty ku e pret Sigal Prishtina.
Kujtojmë që ky është viti i katërt i ‘xehetarëve’ që arrijnë në finale të këtij eventi./Arbresh.info
Flick: Do të luftojmë për ta fituar La Ligën, do të japim gj...
Eskalon Xumi, shanë me fjalë banale Gjestin
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...