Google ADS

Trepça ‘demolon’ Prishtinën në kryeqytet

21:24 | 29 Nëntor 2023
D.H

Trepça ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës, në sfidën e mbetur të javës së nëntë në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

‘Minatorët’ shënuan fitore me rezultat 76-66, në sallën ‘1 Tetori’ në kryeqytet, shkruan Arbresh.info.

Trepça dominoi gjatë gjithë ndeshjes kryeqytetasit duke arritur kështu fitoren e tretë radhazi në elitën e basketbollit kosovar.

Lojtari më i mirë në fitoren e mitrovicasve ishte Mikaile Tmusic me 15 pikë, lojë të mirë bëri edhe Erjon Kastrati i cili realizoi 14 pikë.

Teksa te Prishtina më i miri ishte kapiteni Dardan Berisha me 19 pikë.

Me këtë fitore Trepça pas 10 xhirove ka shtatë tetë fitore e dy humbje dhe prinë tabelën e Superligës së Basketbollit kosovar e vetme pas dështimit të Pejës ndaj Prizrenit.

Teksa Prishtina po kalon krizë rezultatesh ku pas 10 ndeshjeve ka pesë fitore dhe po aq humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme