Trepça bëri një hap drejt gjysmëfinales. Mitrovicasit në çerekfinale të “Play-off”-it mundën Bashkimin me shifrat 92:88 (29:29, 20:19, 19:14, 24:26).
Çereku i parë ishte interesant, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por pa arritur të shkëputen dhe përfundon 29:29.
Në periudhën e dytë, mitrovicasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 46:36, por prizrenasit u rikthyen shpejt, për të ngushtuar rezultatin, derisa pjesa e parë përfundon 49:48.
Vendasit sërish u treguan më të mirë në fillim të periodës së tretë, ku u shkëputën në 66:55, por një seri e suksesshme e mysafirëve bëri që rezultati pas 30 minutash të jetë 68:62.
Por, asgjë nuk kishte përfunduar. Përkundër se ‘Xehetarët’ ishin në epërsi konstante, Portokallezinjtë nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, duke afruar rezultatin në 90:88, megjithatë, Trepça ia arriti të fitojë 92:88.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...