Trepça arrin marrëveshje me Kristi Kote

18:30 | 29 Dhjetor 2024
D.H

Trepça po fillon mobilizimin për sezonin pranveror ku synim ka rikthimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë ditës së sotme klubi mitrovicas ka bërë të ditur se ka nënshkruar me futbollistin nga Shqipëria, Kristi Kote, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga mitrovicasit.

Kote është 26-vjeçar nga Korça dhe karrierë ka bërë në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai ka fituar një titull kampion me Partizanin në sezonin 2018/19 dhe një Kupë të Shqipërisë në sezonin 2019/20.

Gjithashtu ai ka djersitur edhe fanellën e Bylisit, Kukësit, Erzenit si dhe Lirisë e Fushë Kosovës, në futbollin kosovar.

Mitrovicasit sezonin vjeshtor e kanë mbyllur në pozitën e tretë me 26 pikë, pesë më pak se lideri, Drenica./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme