Trepça ’89 tregon fuqinë ndaj Gjilanit, e mposhtë me rezultat bindës

15:00 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Trepça ’89 ka arkëtuar tri pikë të mëdha përballë Gjilanit në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit kanë triumfuar me rezultat bindës 3-0, duke u konfirmuar si njëra nga skuadrat më të papërshtatshme ndaj gjilanasve, raporton Telegrafi

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes dy skuadrave, 89-shi ka shënuar tri fitore dhe tri takime tjera kanë përfunduar baras.

Ishte minuta e 20-të kur vendasit kaluan në epërsi, pasi Arbnor Muja realizoi nga penalltia për 1-0.

Me epërsinë minimale 1-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në 45 minutat e dyta.

Bismar Sie në minutën e 77-të pas një depërtimi të bukur në zonë realizoi për 2-0.

E gjashtë minuta më vonë vendasit gjetën edhe golin e tretë kur realizoi anësori i talentuar Rilind Nimani për 3-0.

Me këto tri pikë, 89-shi shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, teksa Gjilani mbetet e katërta me 23 pikë.

89-shi në javën e ardhshme do të ketë një ndeshje tejet të vështirë pasi luan në udhëtim te lideri aktual Ballkani.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme