Ndeshja e barazhit mes Trepçës ’89 dhe Vëllaznimit ka dal të jetë një nga ndeshjet më interesante këtë vit, ku kishte shumë gol dhe rikthime në rezultat, e fitorja nw fund iu buzëqeshi mitrovicasve me rezultat 4-2.
Tifozët gjakovarë në numër më të madh e kishin mbush lindjen në stadium ‘Fadil Vokrri’, por nuk mungonte as përkrahja për mitrovicasit në perëndim.
Ndeshja nisi me gol që në minutën e 13-të.
Richard Asare ka qenë ai që ka shënuar bukur me kokë nga një harkim, duke e kaluar Trepçën ’89 në epërsi, (1-0).
Por ky gol nuk e prishi ritmin e ndeshjes, pasi të dy skuadrat ishin futur në fushë për të luajtur futboll.
Vëllaznimi barazoi në minutën e 26-të.
Një harkim i bukur nga e djathta në zonë, më së miri e gjeti Tun Bardhoku i cili gjuan fuqishëm me të majtën e tij dhe barazon në 1-1.
89-shi rrezikoi me Lassine Traoren dhe Arb Manajn,c në minutat 30 dhe 32, por sukses.
Pas tyre provoi edhe Renato Hyshemeri, por as ky nuk ishte i saktë.
Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në barazim, në skenë doli Almedin Murati që realizoi për 2-1 pas një aksioni model të nisur nga Labinot Jetullahu.
Kuqezinjtë shkuan në pushim me një gol epërsi.
As në pjesën e dytë të dy skuadrat nuk e hekën këmbën nga gazi dhe që në start filluan me raste.
Lorik Rudi provoi i pari, ndërsa u përgjigjën Muharrem Jashari dhe Ylber Maloku, por gol nuk kishte.
Në minutën e 56-të edhi goli i barazimit për 2-2. Arb Manaj shënoi me kokë pas harkimit të Muharrem Jasharit.
Në minutën e 65-të minatorët e kthyen epërsinë, me golin e bukur të shënuar nga Hasan Hysen për 3-2.
Pas këtij goli gjakovarët u sulën për ta gjetur golin e barazimit duke lënë hapësira të mëdha prapa.
Në minutën e 87-të erdhi goli i qetësisë për Trepçën ’89, i shënuar nga Engjëll Hoti.
Në fund ishin mitrovicasit që e siguruar Superligën edhe për një edicion, ndërsa Vëllaznimi do të jetë aty ku ka qenë më herët në Ligën e Parë. /Telegrafi/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...