Trepça ’89 ka shënuar fitore me rezultat 5-2 si mysafir i Drenicës në ‘Bajram Aliu’ në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Mitrovicasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, duke marr fitore e parë në kampionat.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-të kur Bleon Sekiraqa shënon pas asistimit të Christian Mba për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe pas katër minutash Mba shënoi për 2-0 një gol të bukur.
Drenica u kthye në lojë në minutën e 31-të me sulmuesin Bintsouka Koxy që shënoi për 2-1.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Në start të pjesës së dytë Drenica arriti të barazojë shifrat, ku Koxy shënoi sërish duke shfrytëzuar gabimin e portierit Donat Kaçiu.
Por në minutën e 52-të, 89-shi ktheu epërsinë, me Erdin Dushin që shënoi pas asistimit të Mba.
Në minutën e 89-të, Christian Mba shënoi edhe golin e dytë personal për 4-2.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej shënoi edhe Gashi për 5-2.
Trepça ’89 dhe Drenica kanë nga 5 pikë./telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...