Derbi i madh i futbollit kosovar Trepça ’89 – Prishtina u mbyll me fitoren e vendasve me shifrat 1:0, transmeton Arbresh.info.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi John John.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll teksa u zhvillua në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
“Trepça 89 ka zhvilluar një lojë të mirë, me zemër e me shpirtë. Ata kanë dashtë fitoren më shumë, ndërsa tek ne mungoi angazhimi i lojtarëve. Ata më së shumti kanë shikuar lojën se sa kanë luajtur”, ka thënë Lindemann.
Trajneri i klubit kryeqytetas, ka folur edhe për mundësit që klubi i tij ka për titullin e Super Ligës.
“Nuk mundem me thanë asgjë pas kësaj ndeshje. Por tu e pa këtë lojë, Prishtina nuk ka shanca për titull, nëse vazhdojmë kështu nuk do të arrijmë asgjë”, përfundoi trajneri.
Trepça ’89 përforcohet në pozitën e parë me 48 pikë kurse Prishtina renditet e dyta me 39 sosh. Ndeshjet e tjera të xhiros së 20-të zhvillohen nesër. /Arbresh.info
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...