Trepça ’89 për vazhdimësi, Dukagjini për fitoren e parë

14:41 | 18 Shtator 2022
A. B.

Trepça ’89 dhe Dukagjini do të përballen në stadiumin ‘Riza Lushta’ me fillim nga ora 15:00.

Dy skuadrat aktualisht ndodhen në dy pozitat e fundit në tabelë, 89-shi në pozitën e nëntë dhe Dukagjini në të fundit.

Minatorët kanë marrë një fitore e një barazim në dy sfidat e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Në anën tjetër Dukagjini ka udhëtuar drejt Mitrovicës për fitoren e parë, pasi deri më tani ka dy barazime e pesë disfata.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Prince, Muja, Rexhaj, Ameworlorna, Dushi, Sahiti, Nimani, Rrahmani, Sekiraqa, Gashi, Mba.

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Syla, Dallku, Hugo, Elezeaj, Zabërgja, Morina, Ahmeti, Zulfiu, John./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme