Trepça ’89 ka pësuar “katastrofën” me të debutuar në gara evropiane.
Kampionia e Kosovës është eliminuar nga gara e Ligës së Kampionëve nga një ekip gjysmë-profesionist, siç është Vikinguri i Ishujve Farore, futbollistë të cilit bëjnë edhe punë tjera përveç futbollit.
Vikinguri e ka shokuar 89-shin dhe mijëra tifozë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku befasoi me fitoren e thellë prej 1:4. 89-shi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 2:1.
Kështu, me rezultat të përgjithshëm prej 6:2, Vikinguri ka kaluar në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, kurse Trepçës ’89 i mbetet të punojë shumë për të kaluar në një nivel diç më të lartë.
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë