Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, në kampin e Milanit është gjithçka gati për rinovimin e kontratës të Rafael Leao, që këtë sezon ka qenë një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve.
Portugezi është shndërruar në një lider dhe pretendon që të jetë akoma më i rëndësishëm në të ardhmen, prandaj drejtuesit e klubit janë të gatshëm që ti trefishojnë pagën, që të evitojnë ndonjë tundim të mundshëm.
Sulmuesi do të firmosë deri në vitin 2026 dhe paga do ti rritet nga 1.5 milionë euro në sezon në 4 milionë plus bonuse. Një shenjë vlerësimi, që pas fjalëve të mira të trajnerit dhe drejtuesve, po bëhet realitet.
Leoao është pjesë e Milani që nga viti 2019, kur u transferua nga skuadra franceze, Lille për 23 milionë euro.
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...