Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger raportohet se ka në plan ndryshime madhështore në skuadër këtë verë.
Sipas një raporti nga ‘The Telegraph’, pjesë e këtij ndryshimi madhështor do të jetë një revolucion francez në Londrën Veriore pas pretendimeve që Arsene Wenger është duke punuar në transferimin e tre reprezentuesve të Francës, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Alexis Sanchez vazhdon të jetë afër largimit nga klubi në Emirates, raporti nga gazeta e lartpërmendur pretendon që prioriteti i trajnerit Arsene Wenger do të jetë përforcimi i linjës frontale.
Për këtë, ai do të përpiqet për të nënshkruar me yjet si Kylian Mbappe, Alexandre Lacazette dhe Thomas Lemar. Sulmuesi i Lyonit, Lacazette do të kushtoj 60 milionë funta këtë verë, dy herë më shumë se shuma që Arsenali ofroi për të 12 muaj më parë.
Ndërkohë, ‘The Sun’ raporton që Monaco mund të kërkoj deri në 120 milionë funta për sensacionin Kylian Mballe, i cili vazhdon të jetë shënjestër edhe e klubeve të mëdha si Real Madridi dhe Manchester United.
Monaco do të bëjë të pamundurën për të mbajtur Mbappen dhe Lemarin edhe për një tjetër sezon, ndërsa Lyoni shpreson të siguroj vetëm para të gatshme te Lacazette por gjatë merkatove të ardhshme./arbresh.info
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës