Google ADS

Tre trajnerë në listën e Unitedit për ta zëvendësuar Solskjaerin

21:30 | 2 Tetor 2019
A. B.

Manchester United thuhet se po e mendon shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer pas formës së dobët që po kalon skuadra.

Mediat në Angli raportojnë se Djajtë e Kuq tashmë kanë tre kandidatë për ta zëvendësuar trajnerin norvegjez që e mori drejtimin e skuadrës në dhjetor të vitit të kaluar.

Solskjaer e zëvendësoi Jose Mourinhon që kishte po ashtu një start të dobët në sezonin 2018/19, ndërsa tani është afër që të largohet nga posti.

Trajneri francez është aktualisht i pappunë, pasi nuk ka trajnuar asnjë skuadër që nga largimi perej Arsenalit.

Wenger ditë më parë ka bërë të ditur se çdo trajner e ëndërron ta marrë drejtimin e skuadrës së Djajve të Kuq, duke lënë të kuptohet se pret ofertë nga ta.

Argjentinasi e ka filluar sezonin e ri në Ligën Premier në mënyrë të keqe, derisa humbja shokuese prej 7-2 në shtëpi ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve e ka lëkundur pozitën e tij.

Pochettino shihet si favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës, por një gjë të tillë mund ta pranojë vetën në verën e vitit 2020.

Legjenda e United është pjesë e stafit të Solskjaerit, por që mund ta marrë drejtimin e skuadrës nëse norvegjezi shkarkohet.

Carrick do të ishte në krye të skuadrës derisa të emërohej trajneri i ri, por nuk përjashtohet mundësia që të bëhet trajner permanent nëse tregon sukses. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme