Google ADS

Tre tifozë bëjnë 1800 km me traktor për të shikuar ndeshjen Zvicër – Serbi

14:34 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Tre tifozë zviceranë kanë shfrytëzuar një traktor për të kaluar 1800 kilometra në mënyrë për të shikuar ndeshjen e skuadrës së tyre në Kampionatin Botëror kundër Serbisë në Kaliningrad.

Atyre iu deshën 14 ditë nga Zvicra dhe ata arritën të enjten, në kohë për takimin e dytë të së premtes në kuadër të Grupit E, transmeton portali arbresh.info.

“Është e pabesueshme ajo që mund të shohësh”, ka thënë pronari i traktorit Beat Studer për gazetën zvicerane ‘Blick’.

Një gjë të ngjashme e kishte bërë edhe tifozi Huberth Wirth i Gjermanisë, por atij iu deshën 30 ditë për të kaluar 2.400 kilometra nga jugu i Gjermanisë në Moskë me traktorin e tij.

Dueli mes Zvicrës dhe Serbisë zhvillohet duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme