Tre skuadra të mëdha në garë për shërbimet e Belottit

09:09 | 13 Prill 2021
A. B.

Andrea Belotti është rikthyer sërish në radarin e skuadrave të mëdha evropiane dhe në këtë verë mund të largohet nga Torino.

Disa sezone më parë, sulmuesi italian ishte në qendër të vëmendjes, mirëpo klubi italian nuk e lejoi largimin e tij, pasi kërkonte 100 milionë euro.

Asnjë klub evropian nuk dëshironte të paguante atë shumë, duke bërë që Belottit të qëndronte edhe më tej në Serie A.

Mirëpo, në këtë verë, Chelsea, Everton dhe Atletico Madridi, janë duke shpresuar që të transferojnë sulmuesin.

Mirëpo, Torino po kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, derisa The Blues mund të përfshijnë në marrëveshje ndonjë lojtar.

Everton është duke e shikuar mundësinë e pagesës me këste, gjersa Los Rojiblancos mund të shkojnë me të gjitha forcat për të. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme