Të shtunën, Manchester City dhe Manchester United përballen në një ndeshjet tejet të rëndësishme derbi për të dyja skuadrat.
Këtu janë tre betejat më të mëdha në fushë për të pasur vëmendjen.
Cristiano Ronaldo v Ruben Dias
Në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, ishte një moment kur dukes se Cristiano Ronaldo ishte i vendosur për një transferim shokues te Manchester City dhe nëse rrethanat do të kishin qenë pak më ndryshe, ai mund të kishte veshur një fanellë blu në “Old Trafford” këtë fundjavë.
Por, sigurisht që 36-vjeçari përfundoi duke u rikthyer te United dhe që atëherë ai ka shënuar katër gola në Premier League këtë sezon, me më të fundit që erdhi në fitoren në Tottenham, fundjavën e kaluar.
Ronaldo gjithashtu u kombinua shumë mirë me Edinson Cavanin atë ndeshje, por këtë derbi, ata do të përballen me një “armik” shumë të ashpër mbrojtës në formën e zëvendëskapitenit të Cityt, Ruben Dias.
Dias ishte lojtari i vitit në PFA sezonin e kaluar dhe ka bartur formën e tij të shkëlqyer në këtë sezon. 24-vjeçari duket se e shijon një sfidë dhe do ta njohë mirë Ronaldon nga Kombëtarja e Portugalisë.
Kjo pritet të jetë një përballje “titanës”.
Bruno Fernandes v Bernardo Silva
Duke iu përmbajtur “përballjes portugeze”, kjo lojë mund të vendoset nga njëri prej dy lojtarëve në të dyja anët e derbit të Manchesterit.
Bruno Fernades ka qenë një nga lojtarët më të shquar të Premier League që kur iu bashkua United në janar të 2020 dhe standardi i tij i lartë është ruajtur deri më tani këtë sezon, me katër gola dhe tri asisitime deri tani këtë sezon në ligë.
Derisa Bruno duket i lumtur dhe i vendosur në Manchester, bashkatdhetuari i tij, Bernardo Silva thihet se dëshironte të largohej nga Anglia gjatë verës në mënyrë që të ishte më afër familjes së tij.
Por, pasi një transferim i tij nuk u bë kurrë, 27-vjeçari aktualish është duke “prodhuar” futboll tejet atraktiv që kur iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2017.
Mesfusha e United do të duhet të bëjë një punë të përsosur për të mbrojtur vijën e fundit të mbrojtjes së tyre duke mos lejuar sulmin e Cityt së bashku me Bernardo Silvan të dëpërtoj.
Aaron Wan-Bissaka v Phil Foden
Pas përpjekes dhe dështimi për të nënshkruar me një sulmues në verë, City është detyruar të vazhdojë me formacionin e tyre pa sulmues këtë sezon dhe në shumicën e rasteve i ka shërbyer mirë.
Dy krahët e sulmit të tyre mund të jetë e vështirë për t’u mbrojtur, me një treshe që ndërron vazhdimisht pozicionet dhe Phil Foden i cili është mishërimi i mënyrës se si Pep Guardiola dëshiron që skuadra e tij të luaj.
Ndonjëherë duke sikur anglezi luan në disa pozicione në të njëjtën kohë, për këtë gjë edhe James Milner pati një punë të vështirë kundër Manchester City u përball me Liverpool në fillim të këtij edicioni.
Nëse Foden vendoser përsëri në krahun e majtë në “Old Trafford”, ai ka të ngjarë të përballet me Aaron Wan-Bissaka.
Ndryshe nga Milner, Wan-Bissaka ka moshën në anën e tij dhe shpejtësia, shkathtësia dhe forca e 23-vjeçarit e ka mbajtur Raheem Sterling “në xhep” derbin e mëparshëm.
Shënimi i Foden është një detyrë e frikshme për çdo mbrojtës të krahut, por Wan-Bissaka është mjaftë i mirë për ta arritur atë./Arbresh.info
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...