Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së bashku me zv.Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njëherësh president në detyrë, Muamet Sejdini, kanë zhvilluar sot një takim kortezie në Prishtinë, në selinë e FFK-së (Federatës së Kosovës).
Duka, së bashku me Sejdini i përcollën urimet e tyre Agim Ademit, presidentit të ri të futbollit kosovar, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nga të cilat mori një mandat 4-vjeçar.
Duka e Sejdini garantuan presidentin Ademi që bashkëpunimi do të thellohet akoma më shumë mes federatave të Shqipërisë e Maqedonisë për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këto vende, në rritjen e cilësisë e të masivizimit, por jo vetëm.
Duka e Sejdini u shprehën të bindur që puna, progresi dhe filozofia e ish-mikut të tyre, presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, do të vijojë në po të njëjtat ritme e progrese edhe nga administrata dhe presidenti aktual të FFK-së, Ademi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...