Interi do të kërkojë të përmirësojë skuadrën e saj verën e ardhshme pa bërë investime të mëdha financiare.
“Nerazzurrët” janë duke kërkuar ardhjen e lojtarëve të ri duke filluar nga edicioni i ri.
Në listën e tyre të transferimeve janë të përfshirë tre emra, të cilët do të mund t’i transferonin me parametra zero pasi iu skadon kontrata në fund të këtij edicioni me skuadrat e tyre,
Sipas “CalcioMercato”, skuadra italiane është e interesuar për Mathias Ginter, Denis Zakaria dhe Florian Grillitsch, të tre këta emra po monitorohen nga skuadra pasi po shihen si lojtarë të denjë për të forcuar si mbrojtjen, ashtu edhe mesfushën e skuadrës.
Të tre këtyre lojtarëve iu skadon kontrata me klubet e tyre më 30 qershor 2022, derisa “Nerazzurët” kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Krahas këtyre tre emrave nga Bundesliga, Interi prej kohësh po punon edhe për transferimin e portierit të Ajaxit, Andre Onana dhe sulmuesit italian të Napolit, Lorenzo Insigne.
Me pesë transferime të planifikuara për edicionin e ri, do të kërkohej të jepte një frymë të re në skuadër dhe krijimin e një stabiliteti për të vazhduar ëndrrën për tituj të rinjë në “Guiseppe Meazza”, pas triumfit në Serie A edicionin e kaluar./Arbresh.info
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...