talia do të luajë ndeshjen hapëse të EURO 2024 të së shtunës kundër Shqipërisë, ku Luciano Spalletti mori një lajm të mirë, pasi Nicolo Barella, Davide Frattesi dhe Nicolo Fagioli janë kthyer në stërvitje.
Ndeshja zhvillohet në Dortmund të shtunën në orën 21:00, ku në grup përveç Shqipërisë dhe Italisë janë edhe Spanja dhe Kroacia.
Barella ishte detyruar të humbasë të dyja miqësoret kundër Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për shkak të një problemi muskulor, duke mos marrë pjesë as në asnjë nga seancat stërvitore, por sot mesfushori i Interit u rikthye në grup me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.
Mbetet për t’u parë nëse Barella do të rrezikohet në formacionin startues kundër Shqipërisë, pasi ka më shumë gjasa që ai të pushojë në favor të ndeshjeve më të vështira.
Lojtari i Juventusit , Fagioli, startoi kundër Bosnje-Hercegovinës, duke pasur një problem të lehtë muskulor gjatë asaj ndeshje, por kjo pritej vetëm pas tetë muajsh mungese, pasi ai ishte i ndaluar për lojëra të paligjshme të fatit.
Sa i përket Frattesit, ai ishte rikthyer tashmë me pjesën tjetër të skuadrës dje dhe nuk shqetësim të madh për mungesën e mundshme të tij. /Telegrafi/
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...