Mbrojtësi i Barcelonës, Sergi Roberto po shikon një të arhdme të pasigurt në Camp Nou, pasi situata e tij e kontratës është ende larg zgjidhjes.
30-vjeçari ka rreth tre muaj të mbetur në kontratën e tij me Blaugranët dhe bisedimet për riovim kanë ngecur. Pavarësisht këmbënguljes së Xavi Hernandez për ta mbajtur atë në klub, nuk ka pasur asnjë indikacion që mesfushori do të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Situate e reprezentuesit spanjoll ka alarmuar disa klube në Spanjë përpara afatit kalimtar të verës. Sipas raportimeve nga “L’Esportiu de Catalunya”, trek lube te LaLigës, Atletico Madrid, Real Betis dhe Sevilla janë të interesuara për nënshkrimin e Robertos.
Raportimet për intersimin e Atletico Madridit për të diplomuarin e LaMasia kanë bërë bujë për një kohë të gjatë.
Rojiblancos janë në kërkim të mbrojtjes në pozicionin e djathtë për shkak të largimit të Kieran Trippier në janar dhe të ardhmes së pasigurt të Sime Vrsaljko./Arbresh.info
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë