Zgjedhjet e ardhshme presidenciale për klubin e Barcelonës do të mbahen më 24 janar dhe tre kandidatët për këtë post kanë treguar se kanë kontaktuar me sulmuesin më premtues në Evropë, Erling Haaland.
Të gjithë kandidatët i kanë shpalosur planin e tyre për ta ngritur lart përsëri klubin katalonas.
Norvegjezi ka shënuar 17 gola në 14 paraqitje për Borussia Dortmund deri më tani këtë sezon, ndërsa sezonin e kaluar i cili kishte shënuar 44 gola në 40 ndeshje në Austri dhe Gjermani.
Haaland pëlqehet edhe nga shumë skuadra evropiane, të cilat e cilësojnë atë si një futbollist të shkëlqyeshëm dhe të nivelit botëror.
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo , tre kandidatë për presidencën e Barcelonës kanë kontaktuar agjentin e tij Mino Raiola për të kuptuar se çfarë do të duhet për të sjellë 20-vjeçarin në Barcelonë.
Raiola i ka informuar ata se për të nënshkruar me Haaland ata do të duhet t’ia paguajnë 70 milionë euro Dortmundit, i cili e bleu atë këtë janar për vetëm 20 milionë euro, dhe gjithashtu është e nevojshme t’i paguhet një tarifë babait të tij, siç ka qenë rasti në të gjitha marrëveshjet përfshirë Haaland.
Çmimi përfundimtar mund të jetë 100 milionë euro, por vlera e tij mund të rritet në rast që vazhdon me këtë sukses.
Raiola, megjithatë, nuk ka dëshirë të humbasë kohë me kandidatët presidencialë dhe do të hapë vetëm diskutime serioze me këdo që zgjidhet./Gazeta Express/
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...