Google ADS

Tre gjigantët evropianë të interesuar për Koulibaly-n

14:32 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i Napoli-t, Kalidou Koulibaly pritet të largohet nga “San Paolo” këtë verë me Manchester United, City dhe PSG të interesuar.

Senegalezi është pjesë e Napoli-t që nga viti 2014 dhe presidenti i klubit italian, Aurelio de Laurentiis i ka refuzuar të gjitha ofertat gjatë këtyre viteve, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, raportimet e La Repubblica kanë zbuluar se De Laurentiis është duke pritur ofertat për 28-vjeçarin.

Më herët të gjitha ofertat që ishin nën vlerën 100 milionë euro, u refuzuan menjëherë, por pandemia e koronavirusit ka goditur ekonominë e klubit.

Thuhet se Koulibaly dëshiron pagesë prej 16 milionë euro në sezon dhe që klubi të jetë në Ligën e Kampionëve, derisa PSG, City dhe United janë favoritët kryesor./arbresh.info.

Të ngjashme