Google ADS

Tre gjigantët evropianë në garë për talentin e Strasbourg

14:03 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Tri klubet e mëdha evropiane janë duke garuar për shërbimet e talentit të Strasbourg, Mohamed Simakan.

Sipas RMC Sport, forma e mirë e 19-vjeçarit ka bërë që të këtë vëmendjen e AC Milan, Tottenham dhe Borussia Dortmund, transmeton portali arbresh.info.

Simakan që luan në pozitën e mbrojtësit këtë sezon ka bërë 25 paraqitje në të gjitha garat duke impresionuar të gjithë në Ligue 1.

Thuhet se lojtari është pëlqyer shumë nga “Rosonerët”, të cilët kanë ofruar 15 milionë euro.

Mirëpo, situatën janë duke e monitoruar edhe Tottenham e Dortmund, të cilët ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë./arbresh.info.

Të ngjashme