Sulmuesi sensacional, Adama Traore pritet të largohet këtë verë nga Wolverhampton Wanderers, por të mbetet në Ligën Premier.
24-vjeçari ka qenë një zbulim këtë sezon, duke përdorur atributet e tij mbresëlënëse fizike dhe teknike për t’u bërë një nga anësorët më të rrezikshëm të Ligës Premier.
Traore ka gjashtë gola në të gjitha garat këtë sezon dhe forma e tij e vazhdueshme ka bërë që shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas medieve francez, Traore është bërë tashmë subjekt i interesimit të fortë nga klubet e mëdha angleze.
Mediumit Le10Sport raporton se Manchester City, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë të gjithë të vendosur për të luftuar për yllin e Wolves, Adama Traore.
Bayern Munich po ruan gjithashtu vëmendjen te Traore, i cili ka akoma tre vjet të mbetura në marrëveshjen e tij me klubin nga Molineux.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...