Manchester United, Chelsea dhe Arsenal janë duke shfaqur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Antoine Griezmann.
Francezi ka dështuar të tregojë kualitetin në “Camp Nou” duke shënuar tetë gola në 26 paraqitje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Griezmann gjatë këtij sezoni shumicën e ndeshjeve i ka luajtur në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, por nuk ka mundur të gjejë formën që kishte Atletico Madrid.
Barcelona është e gatshme ta shesë për 100 milionë euro, shifër të cilën thuhet se janë të gatshëm ta paguajnë tri klubet angleze.
“Topçinjtë” kanë përparësinë sepse klubi katalunas synon ta transferojë Pierre-Emerick Aubameyang, andaj mund të ndodh ndonjë shkëmbim./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...