Tre asistime, një gol, Shaqiri i jashtëzakonshëm tek Baseli

19:23 | 26 Tetor 2024
D.H

Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri është duke zhvilluar një performancë të jashtëzakonshme me skuadrën e Baselit.

Ai ka realizuar një gol dhe dhuruar tre asistime në ndeshjen e skuadrës së tij që po e luan ndaj Ëinterthurit, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht “Shaqa” asistoi në dy golat e para, pastaj në minutën e 33-të, realizoi gol.

Kurse hattrickun me asistime e kompletoi tre minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Ky ishte goli i tij i parë i shënuar në superligën zvicerane kurse ka edhe katër asistime.

Baseli është duke deklasuar Ëinterthurin me rezultat 0-5./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme