Të premten më 15 mars u hodh shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve në Nyon, ku dolën disa çifte të forta.
Nga tetë skuadra në këtë fazë, katër trajnerë kanë lidhje të thella me Barcelonën, pasi kanë luajtur ose kanë drejtuar Blaugranar më parë.
Bëhet fjalë për: Mikel Arteta (Arsenal), Luis Enrique (PSG), Pep Guardiola (Man City) dhe Xavi (Barca).
Arteta nuk ka luajtur kurrë për ekipin e lartë të katalanasve, megjithatë, pasi u largua nga Barcelona B në huazim në vitin 2002 për të mos u kthyer më.
Guardiola dhe Enrique e kanë fituar Ligën e Kampionëve edhe si trajner, ndërsa ndër vite kanë qenë yje të skuadrës.
Për Xavin nuk ka fjalë, pasi ai ishte kapiten i Barcelonës më të fortë në histori.
Tani të gjithë janë trajnerë në klubet më të mira të Evropës, pasi kanë kaluar në çerekfinale.
Kjo është trashëgimia e Barcelonës dhe lojës së tyre të bukur. /Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...